Lajme
OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur alarmin për rezistencën ndaj antibiotikëve, ndërsa u tha se 32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë zhvillimi në të gjithë botën dhe vetëm 12 prej tyre mund të konsiderohen risi.
Sipas njoftimit, vetëm 4 janë aktivë kundër një patogjeni “kritik” të renditur nga OBSH-ja në listën e saj të zezë dhe raportohet se infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve shkaktojnë 35 mijë vdekje në vit, në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit të OBSH-së për armët kundër infeksioneve BPPL (Bacterial Priority Pathogens List), pra ata që konsiderohen më të rrezikshëm përvijohet një e ardhme komplekse ndërsa më problematike janë produktet farmaceutike për fëmijë.
Tashmë po shqyrtohen edhe alternative të reja me agjentë biologjikë jo tradicionalë si bakterofagët, antitrupat dhe agjentët imunomodulues.
Ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen janë tre produkte me bazë fekalesh, që shërbejnë për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve, pas trajtimit me antibiotik te të rriturit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë