Kosova

O’Brien pas takimit me Osmanin: Krenarë që mbështesim shtetin e Kosovës

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brian, ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani, dy ditë më parë, përcjell albinfo.ch.

O’Brian ka shkruar në X se Amerika është krenare që e mbështet Kosovën. Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që Kosova dhe SHBA-ja të qëndrojnë krah për krah për të avancuar vizionin e përbashkët.

“Mirëprita Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Washington. Jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Diskutuam gjithashtu nevojën urgjente për të riafirmuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar O’Brien.

Më herët, presidentja Osmani ka thënë se me Jim O’Brien kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

https://x.com/StateEUR/status/1810816997099257998?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1810816997099257998%7Ctwgr%5E4aa82b4f233b8642ebc18226e5d0da33670c2b00%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fobrien-pas-takimit-me-osmanin-krenar-qe-mbeshtesim-shtetin-e-kosoves%2F