Të tjera
O’Brien në Podgoricë: Mali i Zi, partner i fuqishëm i NATO-s
Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka qëndruar të hënën për vizitë në Podgoricë, ku tha se Mali i Zi është një partner i fuqishëm i NATO-s. O’Brien shprehu bindjen se qeveria malazeze mund të nisë një integrim më të thellë evropian dhe transatlantik.
Gjatë vizitës, O’Brien u prit nga kryeministri malazez, Millojko Spajiç, ndërsa paraprakisht u takua edhe me prokurorin e lartë dhe special të Malit të Zi.
“Jam i bindur për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë, është një arritje e madhe e qeverive të fundit. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, tha O’Brien, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Më 27 janar Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Milorad Markoviqin prokuror të lartë të shtetit, pesë vjet pasi kjo pozitë u mbajt nga ushtrues detyre.
Komisioni Evropian e vlerësoi emërimin e tij si jetik për sundimin e ligjit.
Kryeministri Spajiç tha se në fokus të bisedës së tij me zyrtarin amerikan ishte ekonomia. Ai tha se pret që ekonomia amerikane të jetë shumë më e interesuar për tregun malazez.
Spajiç theksoi se Mali i Zi ka përgatitur një plan prej rreth 90 reformash, të cilat do ta afrojnë atë me tregun e BE-së dhe shtoi se Uashingtoni po e ndjek atë.
Në anën tjetër O’Brien tha se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet t’i zvogëlojë kostot financiare, ta përshpejtojë transportin dhe ta lehtësojë punën e komunitetit të biznesit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mendon se një pjesë e Qeverisë në Mal të Zi është proruse dhe proserbe dhe si reflekton kjo në integritetin e vendit si anëtar i NATO-s, O’Brien tha se Qeveria ka paraqitur disa qëllime, mes të cilave edhe rrugën evropiane, dhe se vendi do të mbetet partner i besueshëm i NATO-s./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur