Lajme
OBM: Viti 2023, më i nxehti në histori
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e motit ka njoftuar sot se viti 2023 është i sigurt se do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, teksa ka paralajmëruar për tendencat shqetësuese që sugjerojnë rritje të përmbytjeve, zjarreve pyjore, shkrirjes së akullnajave dhe valëve të të nxehtit në të ardhmen, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga agjencia “AP”, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi gjithashtu se temperatura mesatare për vitin është rritur rreth 1.4 gradë Celsius nga koha paraindustriale – një e dhjeta e shkallës nën kufirin e synuar për fundin e shekullit, siç përcaktohet nga marrëveshjen e Parisit për klimën.
Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas, ka deklaruar se fillimi i El Nino-s në fillim të këtij viti, fenomeni i motit i shënuar nga ngrohja në Oqeanin Paqësor, mund ta kthejë temperaturën mesatare vitin e ardhshëm mbi kufirin e synuar prej 1.5 gradë të vendosur në Paris.
Konferenca vjetore e OKB-së për klimën, këtë vit do të mbahet në Dubai teksa agjencia e OKB-së ka njoftuar se pikë referimi për objektivin kryesor të marrëveshjes së Parisit do të jetë nëse rritja prej 1.5 shkallësh do të mbahet në një hark kohor 30-vjeçar, jo vetëm një vit të vetëm.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’