Lajme
Obeziteti, ‘epidemia’ e së ardhmes
Gati një e katërta e të rriturve tani janë obezë në Evropë - më shumë se në çdo rajon tjetër, përveç Amerikës, tha OBSH-ja.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “epidemia” e mbipeshës dhe obezitetit shkakton mi 1.2 milionë vdekje në vit në gjithë Evropën.
Në raportin e publikuar të martën, OBSH-ja tha se normat e obezitetit në rajon janë rritur për 138 për qind në pesë dekadat e fundit.
“Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit kanë arritur përmasa epidemike në gjithë rajonin dhe janë duke u përshkallëzuar”, tha Zyra në Evropë e OBSH-së, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Rritja e indeksit të masës trupore është faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të transmetueshme, përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare”, citohet në raport drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.
Obeziteti shkakton së paku 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjës për së paku 200,000 raste të reja të kancerit në vit, thuhet në raport.
“Kjo shifër do të rritet edhe më në vitet e ardhshme”, paralajmëroi OBSH-ja.
Mbipesha dhe obeziteti vlerësohet se shkaktojnë më shumë se 1.2 milion vdekje në vit, duke përbërë më shumë se 13 për qind të vdekjeve në rajon, thuhet në raportin e OBSH-së.
Organizata bëri thirrje për ndryshimin e politikave, për të parandaluar obezitetin dhe për të promovuar stile të shëndetshme të jetesës. Si shembuj, ajo përmendi taksimin e pijeve me sheqer dhe subvencionimin e ushqimeve të shëndetshme.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?