Lajme
Obeziteti, epidemia e radhës në botë
Mbi një miliard njerëz në botë vuajnë nga obeziteti dhe shifrat janë ato të një epidemie.
Sipas analizës globale të publikuar në revistën ”The Lancet” me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, 4 mars, duke iu referuar të dhënave të vitit 2022, janë 159 milionë fëmijë dhe adoleshentë obezë dhe 879 milionë të rritur.
Shifrat, theksojnë autorët e hulumtimit, janë vazhdimisht në rritje.
”Është e rëndësishme të parandalohet dhe të menaxhohet obeziteti nga fëmijëria e hershme deri në moshën madhore, nëpërmjet dietës, aktivitetit fizik dhe trajtimit të duhur, nëse është e nevojshme”, vëren Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton ansa përcjell albinfo.ch.
”Për të trajtuar fenomenin duhet puna e qeverive dhe komuniteteve, e mbështetur nga OBSH dhe agjencitë kombëtare të shëndetit publik. Ne kemi nevojë për bashkëpunimin e sektorit privat, i cili duhet të jetë përgjegjës për ndikimet shëndetësore të produkteve të tyre”, shton ai.
”Obeziteti dhe diabeti janë dy fjalë që tani janë të lidhura ngushtë, deri në atë pikë sa të përkufizohen me termin e vetëm diabezitet”, thekson ai.
Autori i hulumtimit të botuar në ”The Lancet”, Majid Ezzati nga Imperial College London, vëren se “është shumë shqetësuese që epidemia e obezitetit ka prekur edhe fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore, ndërkohë që qindra miliona ende vuajnë nga kequshqyerja”.
Të dhënat e raportuara në revistë tregojnë se nga viti 1990 deri në vitin 2022 përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve obezë në botë është më shumë se katërfishuar te vajzat dhe te djemtë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











