Lajme
Obama mbështet Harris-in: Ajo ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka deklaruar publikisht mbështjetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris që të jetë kandidatja presidenciale demokrate, duke dematuar spekulimet e ditëve të fundit që ai nuk ishte në mbështetje.
Ish-presidenti Obama dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, thanë në një deklaratë të përbashkët se ata besojnë se Harris ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik, shkruan BBC.
Obama thuhet se ishte në mesin e më shumë se 100 demokratëve të shquar, me të cilët foli zonja Harris, pasi presidenti Joe Biden njoftoi të dielën e kaluar se do të tërhiqej nga gara.
Në një deklaratë në atë kohë, Obama lavdëroi largimin e Biden, por nuk u deklarua në mbështetje të Harris.
Zëvendëspresidentja e SHBA-së ka siguruar tashmë mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, duke e vendosur atë në rrugën për t’u bërë kandidatja zyrtare në konventën e partisë që do të mbahet në muajin gusht.
Familja Obama tha në deklaratën e së premtes se ata nuk mund të ishin “më të emocionuar për të mbështetur” zonjën Harris. Ata u zotuan se do të bëjnë “çdo gjë që mundemi” për ta zgjedhur atë.
“Ne pajtohemi me Presidentin Biden, zgjedhja e Kamala ishte një nga vendimet më të mira që ai ka marrë. Ajo ka një rezyme për ta vërtetuar këtë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit Obama.
Ata cituan të dhënat e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, senatore amerikane dhe më pas si zëvendëspresidente.
“Por Kamala ka më shumë se një rezyme. Ajo ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik.
Nuk ka dyshim në mendjen tonë se Kamala Harris ka pikërisht atë që duhet për të fituar këto zgjedhje dhe për të dhënë për popullin amerikan. Në një kohë kur presionet nuk kanë qenë kurrë më të larta, ajo na jep të gjithëve arsye për të shpresuar”, vijon deklarata e tyre.
Harris ka mbajtur një sërë aktivitetesh fushate në gjithë SHBA-në në ditët që kur Biden u tërhoq nga gara. Ditën e djeshme ajo iu drejtua sindikatës së Federatës Amerikane të Mësuesve në Hjuston.
Ndërkohë që ngjarja u faturua si pjesë e detyrave të saj nënpresidente, ajo pati pothuajse një miting fushate, me duartrokitje dhe brohoritje të forta nga publiku.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve