Kosova
OAK kërkon mbështetje për parandalimin e kollapsit të sektorit privat
Shqetësimet e bizneseve lidhur me gjendjen e vështirë financiare, shtyu Odën e Afarizmit të Kosovës që te dal edhe sot para Kuvendit që ti dorëzojë secilit deputet kërkesat e bizneseve. Pasiqë tashmë kanë kaluar disa muaj që nuk po merren masa për parandalimin e humbjeve financiare të bizneseve gjë që po i çon deri në falimentim, Oda e Afarizmit të Kosovës i bëri lutje deputeteve që të trajtohen kërkesat e bizneseve, transmeton albinfo.ch.
Një nga kërkesat e paraqitura nga Oda e Afarizmit të Kosovës para deputeteve është që Banka Qendore të ulë normën e interesit në 1.7%, ku në këtë kohë secili shtet ka marrë një vendim të tillë. Gjithashtu, kjo kërkesë rrjedh si pasojë e shqetësimeve të bizneseve lidhur me bankat komerciale të cilër me fillimin e pandemisë në shumicën e rasteve kanë ndërprerë dhënien e kredive për bizneset e reja si dhe ato ekzistuese dhe nuk kanë ulë normat e interesit si rezultat i frikës së riskut. Poashtu, rritja e fondit për garanci kreditore në 300 milion do t’u mundësonte bankave rritjen e kredive gjë e cila është e nevojshme për bizneset.
Tutje, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që TVSH-ja për ushqim, turizëm dhe hoteleri të jetë 5%, duke ndryshuar nenin 26 të ligjit nr.05\1-037 dhe duke që në pikën 2.14 të shtohet: shërbimet e turizmit dhe furnizimet e hoteleve dhe shërbimet e ushqimit.
Në këtë shkresë të dërguar tek deputetet përveq kërkesave të bizneseve janë të paraqitura dhe propozimet e OAK-së për pakon e rimëkëmbjes. Disa nga këto propozime janë të paraqitura si më poshtë:
-Të subvencionohen pagat për të punësuarit, për periudhën Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator jo më të ulëta se 220€ në muaj;
– Të subvencionohen qiratë në lartësinë 50%, së paku deri me 30 Shtator 2020;
-Lirim nga pagesa e tatimit në fitim, për kompanitë nga industritë që kanë pësuar dëme ngapandemia, për periudhën e muajve Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator 2020.
-Të lirohen nga të gjitha tatimet dhe taksat për prodhuesit, përjashtuar tvsh-në, nga data 01 Qershor deri më 31 Dhjetor (duke përfshirë: tatimin në fitim, tatimin në paga, tatimin në pronë, tatimin mbi qiratë dhe taksa të tjera përcjellëse);
-Krijimi i arkës “PATRIOT”, ku çdo produkt vendor subvencionohet në dalje (në market) me 10 % ulje nga tvsh;
Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon edhe njëherë që deputetet të përkrahin bizneset dhe afër 300.000 të punësuar në sektorin privat, si dhe të merren parasysh kërkesat dhe propozimet e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim