CH-Ballkani
“O sa mirë” me Qabin nga diaspora
Ridvan Murati ose “Qabi”, përfaqësuesi i diasporës në serialin “O sa mirë” flet për atë se sa mirë është të jesh pjesë e këtij seriali të popullarizuar dhe për angazhimet tij aktuale
Ka një pasuri marramendëse, e që llogaritet se gjysma e Zvicrës është e tij. Në qendër të Baselit, në pjesën më të bukur të këtij qyteti, ka shtëpinë e tij, të trashëguar nga gjyshi, pas martesës së këtij të fundit me një vajzë të pasur nga Çekia në vitet e `60-ta.
Personi i mistershëm me gjithë këtë pasuri, nuk mund të jetë askush tjetër pos Qabit, personazhit më të ri të serialit shumë të popullarizuar “O sa mirë“ që jepet çdo të diele të Kohavision – KTV.
Qabi, një person mjaft energjik, i cili luhet nga aktori kosovar që jeton në Zvicër, Ridvan Murati, është risia e fundit e këtij seriali mjaft të popullarizuar në mbarë trevat shqiptare, e në veçanti në diasporë.
Ai tregohet si njeri mjaft i integruar në jetën zvicerane. Nuk përton të tregojë se si duhet të sillemi në Zvicër, por me të shkuar në vendlindje, ai shpesh e tradhton veten, duke bërë blofe apo edhe duke ngacmuar vajza nëpër rrugë të Prishtinës.
Gjatë shkurtit, një pjesë e ekipit të serialit „O sa mirë“ ishte në Zvicër për xhirime të disa skenave për episodet e ardhshme të serialit.
“O sa mirë” në Bazel
Ekipi i albinfo.ch, ka qenë i pranishëm gjatë gjithë ditës në peripecitë e xhirimeve, që fillimisht zunë vend tek studioja e boksierit të famshëm Arnold Gjergjaj, e më pas edhe në Bazel dhe Olten.
Duke ditur se bëhet fjalë për një serial komik, edhe gjatë xhirimeve të qeshurat nuk mungonin, e shpesh shkaktonin edhe ndërprerjen apo edhe përsëritjen e xhirimeve.
Nga kasta e aktorëve që merrnin pjesë ishin Olta Daku, Jeton Zogiani, Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati, apo siç i njohin shikuesit e serialit si “Profesoresha e Fizikës”, “Drenica”, “Lugina” dhe “Qabi”. Ndërsa me ta ishte pashmangshëm regjisori Valter Lucaj dhe kameramani Rron Ismajli.
Me një kohë mjaft të kufizuar, aktorët duhej të xhironin sa më shumë që mundeshin, sepse duhej të ktheheshin në Prishtinë për të vazhduar me skenat e tjera atje, prandaj edhe serioziteti duhej të ishte në maksimum.
E ndërkohë shumë gjëra duhej edhe improvizuar. Kështu gjatë xhirimeve, aktorët duhet edhe të grimoseshin afër lumit te Rajnës në Bazel nga grimerja profesioniste Egzona Sertollaj nga Baseli. Pa përmendur këtu edhe vështirësite e tjera teknike.
Diaspora bëhet treva shqiptare e radhës
Në „O Sa Mirë“ , bëhet fjalë për një shkollë private, ku ka studentë nga të gjitha trevat shqiptare: nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës etj.
Inkuadrimi i një personazhi nga diaspora, pos karakteristikave të Qabit, ka edhe një domethënie tjetër. Për regjisorin Valter Lucaj, inkuadrimi i aktorit Ridvan Murati nga Zvicra, është bërë për faktin se duke parë që një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në diasporë, ku do qofshin ata, diaspora tashmë po llogaritet si një trevë e re shqiptare, e që duhet ta ketë personazhin e vet aty.
Futjen e tij në serial nga skenaristi Ard Islami, aktori Ridvan Murati, e sheh mjaft pozitive. Por duke parë se shikueshmëria e këtij seriali në diasporë është shume e madhe, shpreson se vonesa për të pasur në serial një personazh të tillë do të kompensohet në episodet në vazhdim.
100 episode
Ridvani, si pjesë e Thaterfalle nga Baseli, ku luan kryesisht ne gjuhën gjermane, kyqjen e tij në serial e sheh si një sfidë të këndshme, pasi që pas 7 vitesh rikthehet në TV, në një serial te popullarizuar shqiptar në Kosovë. Ai me këtë rast falendëron stafin për përkrahje si dhe përgëzon ata për profesionalizmin e treguar gjatë provave dhe xhirimeve.
Seriali “O Sa Mirë”, ka shënuar edhe episodin e 100-të jubilar. Ai me personazhet nga të gjitha trevat e banuara me shqiptarë, e me një skenar e lojë të mirë të aktorëve, është bërë seriali më i pëlqyer aktualisht.
Seriali mund të ndiqet çdo të diel në Kohavision (KTV) me fillim në ora 20:00, apo edhe në kanalin zyrtar të O Sa Mirë në Youtube.
Diaspora e ka merituar të ketë personazhin e saj në serial
Inkuadrimi i një personazhi nga diaspora, pos karakteristikave të Qabit, ka edhe një domethënie tjetër. Për regjisorin Valter Lucaj, inkuadrimi i aktorit Ridvan Murati nga Zvicra, është bërë për faktin se duke parë që një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në diasporë, ku do qofshin ata, diaspora tashmë po llogaritet si një trevë e re shqiptare, e që duhet ta ketë personazhin e vet aty.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?