Kosova
NZZ: Perëndimi po fut Ballkanin në duart e Rusisë, Kinës dhe Turqisë
Përkrahja e dobësuar e BE-së në Ballkan rrit ndikimin më të madh të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në rajon
Është botuar një artikull në të përditshmen zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, një analizë për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan. Bashkimi Evropian më nuk ofron perspektivën e bindshme për zgjerimin e Ballkanit. Kjo zvogëlon ndikimin e Perëndimit, kurse forcon pjesëmarrjen e shteteve të tjera, shkruan e përditshmja zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”.
“Vetëm një javë pasi Bashkimi Evropian për shkak të vetos së Francës refuzoi fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në Moskë nënshkroi marrëveshjen mes Serbisë dhe Unionit Ekonomik të Euroazisë për tregti të lirë”, shkruan “NZZ”.
E përditshmja zvicerane shkruan për ndikimin e dobësuar të BE-së në Ballkan dhe pjesëmarrjes më të madhe të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në rajon.
Po ashtu autori i tekstit, Folker Pabst, ka konstatuar se nuk ka dyshim se “BE dhe Perëndimi janë duke humbur besimin dhe mundësinë e ndikimit në Ballkan” dhe se me këtë është hapur rrugë për ndikim më të madh nga Rusia, Kina dhe Turqia.
“NZZ” përkujton se Rusia është mbi të gjitha më e popullarizuar tek ortodoksët dhe ajo paraqitet si “mbrojtëse e vlerave konzervative dhe kundërshtare shumëvjeçare e Perëndimit”.
Nga ana tjetër, Turqia është e lidhur me myslimanët sa që kompania Turkish Airlines ka lidhje më të mira me rajonin se cilado kompani tjetër e linjave ajrore dhe se Kina merr pjesë kryesisht si investitor.
“Ndikimi i forcuar i atyre shteteve brenda vetes fsheh rrezikun real ndaj Ballkanit. Moska lufton kundër forcimit të ndikimit të perëndimit në atë rajon, sidomos ndikimit nga NATO. Rusia është e vendosur mirë për të instrumentalizuar linjat ndarëse historike dhe paqëndrueshmërinë në rajon, transmeton lajmi.net
Në një farë kuptimi, Ankaraja po eksporton konceptin e saj për sundimin e ligjit dhe po kërkon gjithnjë e më shumë ndihmë në ndjekjen penale të kundërshtarëve të qeverisë së saj. Projektet kryesore të financuara nga Kina, të cilat shpesh ndihmohen nga korrupsioni, kanë potencialin për të minuar sundimin e ligjit”, shkruan më tej “NZZ”.
Megjithatë, autori i analizës së publikuar nga “NZZ” nuk beson që vendet e Ballkanit ka të ngjarë të kthehen në Moskë ose Ankara, duke vënë në dukje se tregtia e tyre e jashtme me Rusinë është vetëm gjashtë përqind, ndërsa tregtia me Bashkimin Evropian është 73.5 përqind: që pjesa dërrmuese e popullsisë aspirojnë për një mënyrë jetese perëndimore, shihet gjithashtu në faktin se njerëzit nga këto vende po lëvizin në Perëndim, e jo në Rusi; që edhe në Serbi, e prirur tradicionalisht në Rusi është 45 përqind e popullsisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe vetëm 17 përqind për anëtarësim në Bashkimin Euroaziatik ku mbizotëron Rusia.
Gjithashtu gazeta zvicerane tregon se Moska, Ankaraja dhe Pekini nuk veprojnë së bashku por kanë interesa të ndryshme në Ballkan.
“Por, megjithëse nuk përballet me konkurrencë serioze nga Lindja, Perëndimi po humbet në Ballkan, dhe bashkë me të ato pjesë të popullatës lokale që do të donin të modernizonin dhe demokratizonin vendet e tyre. Për të ardhmen, do të jetë edhe më e vështirë të avancohen vlera të tilla si sundimi i ligjit, demokracia dhe një ekonomi liberale e tregut, dhe kështu të kontribuoni në stabilizimin afatgjatë të rajonit më të prirur ndaj konflikteve evropiane”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje