Jeta në Zvicër
NZZ, media më e besueshme në Zvicrën gjermane
Në pjesën frankofone, besueshmërinë më të lartë e ka programi i radios SRG “La Premiere” dhe në atë italiane po ashtu programi radiofonik “Rete Uno”
Përkundër fjalëve të shumta që qarkullojnë mbi “Fake News” (lajme të rreme), njerëzit në Zvicër vazhdojnë t`i konsiderojnë edhe më tutje të besueshme mediat zvicerane.
Këtë konstatim e ka arritur një studim reprezentativ që e ka realizuar ndërmarrja për këshillim medial, Publicom.
Studimi në fjalë nuk ka mundur ta vërtetojë thënien e përsëritur shpesh mbi humbjen e besueshmërisë së mediave.
Mediat më të besueshme në përgjithësi vazhdojnë të jenë gazetat me abonim dhe radiot e televizionet me financim publik.
Në Zvicrën gjermane, gazeta Neue Zürcher Zeitung zë vendin e parë në këtë konkurrencë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në pjesën frankofone të Zvicrës besueshmërinë më të lartë e ka programi i radios SRG “La Premiere” dhe në atë italiane po ashtu programi radiofonik “Rete Uno”.
Për të nxjerrë këto vlerësime janë anketuar më shumë se 5000 persona të moshave të ndryshme.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit