Zhvillim
Nxitje për nacionalistët në Ballkan
SHBA-të nën Trump-in nuk do të duhej të lejohen të angazhohen aq shumë në Evropën Juglindore. Kjo do të mund ta forconte ndikimin e Rusisë, Turqisë dhe të shteteve të Gjirit
Në celularin e nacionalistit serb, Vojislav Sheshel, vendin e këngës çetnike tashmë e ka zënë kënga me tekst të ri «Serbia për Trump-in». Trump-i mban të gatshme uniformën çetnike, thuhet në këtë këngë. Më tej në këtë këngë theksohet shpresa se Trump do t’i përzë myslimanët nga SHBA-ja dhe do të bashkëpunojë me Putin-in. Sheshel qe sa muaj e mban në gjoks Trump-in.
Në Prijedor e mbajnë mend ende se çka ndodhi pas regjistrimit të myslimanëve, siç synon ta bëjë këtë Trump. Më 1992 në qytetin boshnjak në shtëpitë e qytetarëve myslimanë u vendosën peshqirë të bardhë. Pak kohë më vonë ata u dëbuan apo u vranë. Në Ballkan zgjedhja e Trump-it ka një jehonë krejtësisht të veçantë.
Në regjion kampet pro-Trump dhe anti- Trump janë të ndarë përgjatë vijës proruse dhe properëndimore. Në Shqipëri dhe në Kosovë është e vështirë të gjendet ndonjë përkrahës i Trump-it, derisa në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë mund të takohen shumë më tepër. Kjo ka të bëjë para së gjithash me rendin e vendosur kryesisht nga SHBA-ja gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90-ta.
Ndikimi i Rusisë po rritet. Tash së voni Bullgaria dhe Moldavia zgjodhën presidentë prorusë. Maqedonia dhe Serbia kanë tashmë nga një të tillë. Kryetari i ri i Moldavisë, Igor Dodon, theksoi se territoret separatiste proruse, Transnisitria dhe Gagausia, do të duhej të trajtoheshin njësoj si Republika e Moldavisë.
Tendenca shkëputjeje
Në Bosnjë – Hercegovinë nacionalistët, edhe përkundër Paqes së Dejton-it të vitit 1995, përpiqen për shkëputje të Republikës Srpska. Përfaqësuesit e saj shpresojnë se me Trump-in do të kenë më shumë përkrahje. Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili synon secesionin, do të mund të udhëtojë për në Uashington me rastin e marrjes së detyrës nga Trump, njofton “Balkan Insight”.
Shpresa e nacionalistëve mbështetet në dy supozime: Qeveria e SHBA-ve nën Trump do të angazhohet më pak në Ballkan dhe do t’i lë më shumë hapësirë Rusisë.
Nëse SHBA-të tërhiqen nga Ballkani, Rusia, Turqia, Kina dhe shtetet e Gjirit do ta plotësonin këtë zbrazëti dhe do të krijonin një rrjet regjimesh, që do t’i përfaqësonin interesat e tyre, dhe do të qëndronin në konkurrencë reciproke, tërheq vërejtjen politologu Jasmin Mujanovic. “Këto regjime do të synonin drejt autoritarizmit, siç shihet kjo nga Serbia dhe Maqedonia.”
Mujanovic e krahason strategjinë e Trump-it me atë të presidentit të mëhershëm serb Slobodan Milosevic. Ky së pari i pati “normalizuar” nacionalistët radikalë, diskursin publik e pati shtyrë radikalisht djathtas, pati nxitur vulgarizimin dhe shovinizmin dhe pati sjellë figura ekstreme në pushtet.
Të tjerët shohin ndikimet në politikën e BE-së. “Ekziston rreziku i kthimit mbrapa nga ajo që është arritur në regjion”, është i mendimit eksperti për Evropën Juglindore, Tobias Flessenkemper. Deri tash për unitetin evropian angazhohej SHBA-ja. Tashmë mungon kujdestari aktiv nga matanë Atlantikut. Veç kësaj BE-ja është më pak koherente. “Shtrohet edhe pyetja se sa forcë transformuese mund të nxirret ende nga Ballkani”. Vlera të rëndësishme janë sjell në pikëpyetje në vetë SHBA. “Për këtë arsye do të jetë e vështirë që këto standarde të kërkohen në Evropën Juglindore”, thotë Flessenkemper.
Në Kosovë përpiqen të ruajnë gjakftohtësinë sa i përket kësaj çështjeje. “ Kur është fjala për politikën e jashtme të SHBA-së për Kosovën, ekziston një konsensus mes republikanëve dhe demokratëve”, është e mendimit Edita Tahiri, ministre.
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik