Shkurt.ch
Nxirret nga masa e shkëmbinjve kufoma e të riut
Kufoma e punëtorit 29 vjeçar është gjetur dhe nxjerrë përmes një buldozeri të teledirigjuar nga largësia
Katër ditë pas shembjes së madhe të shkëmbinjve në Gurtnellen, mbi vijën hekurudhore që, përmes tunelit Gothard çon në pjesën jugore të Zvicrës, sot ka mundur të nxirret punëtori që ka humbur jetën nën gurët e shembur.
Kufoma e punëtorit 29 vjeçar është gjetur dhe nxjerrë përmes një buldozeri të teledirigjuar nga largësia, ka njoftuar Policia Kantonale e Urit.
Krahas punëtorit që ka gjetur vdekjen, lëndime kanë pësuar edhe dy të tjerë që janë prekur nga shembja e gurëve.
Që nga e marta, vija hekurudhore e Gotthardit është e bllokuar. Sipas SBB-CFF, zhbllokimi do të marrë rreth 4 javë.
Ndërkohë, rreziku nga shembjet e reja të gurëve në këtë zonë vazhdon të mbetet evident.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës