Lajme
Gjenden trupat e pajetë të tre punëtorëve që pësuan në aksidentin e djeshëm
Në mbrëmjen e të enjtes, janë gjetur të vdekur të tre punëtorët, njofton Policia Kantonale e Schwyz-it në një njoftim për media të premten në mëngjes
Tre punëtorë janë mbuluar nga dheu pas shembjes së një grope gërmimi të enjten në mëngjes në Feusisberg SZ. Fillimisht ishte bërë e ditur se dy persona kishin humbur jetën dhe një i tretë konsiderohej zhdukur, shkruan albinfo.ch.
Por, në mbrëmjen e të enjtes, janë gjetur të vdekur të tre punëtorët, njofton Policia Kantonale e Schwyz-it në një njoftim për media të premten në mëngjes.
Rreth 90 persona ishin angazhuar për nxjerrjen e viktimave. Për sqarimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e tyre, viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Cyrihut. Ka nisur një hetim penal.
Para se të mund të realizohej shpëtimi, vendi i aksidentit është dashur të kontrollohej dhe të sigurohej. “Për arsye sigurie, shpëtimi i viktimave do të marrë kohë”, kishte shkruar Kapo Schwyz të enjten pasdite.
Në kantierin e ndërtimit ishte duke u ngritur një pikë karburanti.
(Foto: Kapo Schwyz)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?