Integrimi

Nxënës shqiptarë të Ukrainës vizitojnë atdheun

Nxënës shqiptarë të Ukrainës sot kanë qëndruar në Shqipëri, me qëllim për t’u njohur me vendin e të parëve të tyre.

Me këtë rast, ata kanë vizituar Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

 “Foto e ditës / Fëmijët e komunitetit shqiptar në Karakurt, Ukrainë, sot në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo është hera e parë që një grup i organizuar fëmijësh realizojnë një ekskursion historik në vendin e të parëve të tyre. Pjesë e ekskursionit do të jenë vizitat në disa nga vendet historike të trojeve shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.

Rikujtojmë se gjatë muajit të kaluar ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, ka qenë për vizitë në Ukrainë, dhe ka shprehur interesimin për bashkëpunim mes shqiptarëve të Ukrainës dhe Shqipërisë.

Ministri i Shtetit për Diasporën/Fb