Lajme
Nxënësit shqiptarë në Vjenë vazhdojnë mësimin e Gjuhës Shqipe

Tashmë dihet se në shumë shtete evropiane dhe më gjerë ka shkolla shqipe që janë të destinuara pikërisht për fëmijët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë atje, shkruan albinfo.ch.
Edhe në „VS Jagdgasse 22“ në Vjenë po zhvillohet mësimi i Gjuhës Shqipe.
Projekt model, realizuar me nxënësit e shkollës „VS Jagdgasse 22“ në Vjenë, Austri.
Përshkrim i shkurtër i projektit nëpërmjet fotove!
Projekt: “Magjia dhe bukuria e vjeshtës”.
– Zbulo bukurinë e natyrës përmes mbiemrave.
Pjesa e parë e projektit:
Fillimisht, biseduam për vjeshtën, pastaj lexuam pjesë letrare dhe poezi që përshkruajnë këtë stinë.
Në aspektin kreativ dhe motorik, nxënësit prenë gjethe, shkruan fjali për vjeshtën dhe i ngjitën në pllakatë.
Ushtrime:
Nga fjalët e zgjedhura, nxënësit formuluan fjali të shkurtra dhe të zgjeruara për vjeshtën, duke u përqendruar te dallimi dhe përdorimi i mbiemrave.
Detyrë për në shtëpi:
Nxënësit, sipas moshës dhe nivelit të klasës, duhet të shkruajnë fjalë, fjali të shkurtra ose të zgjeruara. Nxënësit e klasave më të mëdha do të shkruajnë ese, duke kaluar gradualisht nga fjalitë e thjeshta deri te eseja e plotë.
Pjesa e dytë e projektit:
U prezantuan pemët, perimet dhe drithërat e stinës së vjeshtës. Nxënësit mësuan për secilin produkt vjeshtor, i prekën, i dalluan dhe i shijuan, duke i përshkruar me mbiemra.
Pjesa e tretë e projektit:
U prezantuan ushqime tradicionale të përgatitura me produktet e vjeshtës. Gjithashtu, u bisedua për to, nxënësit i shijuan dhe i përshkruan, duke përdorur mbiemra për të pasuruar fjalitë e tyre.
Ushtrim:
Diktim, me fokus në përdorimin e mbiemrave për të përshkruar vjeshtën dhe produktet e saj.
Përfundimi i projektit:
Projekti u mbyll me një përsëritje të përgjithshme të gjithçkaje që u mësua, me këngë të dedikuara vjeshtës dhe në fund, me një foto të përbashkët me nxënësit.
“Faleminderit prindërve për mbështetjen”, shkruan Miradije Berisha.
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies Pas dy ditëve me humbje të mëdha javën e kaluar, bursa zvicerane po përballet sërish me...
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore