CH-Ballkani
Nxënësit shqiptarë ende me probleme për tekstet shkollore
Nxënësit shqiptarë etnikë në komunat jugore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë pasur një set të plotë tekstesh shkollore në gjuhën shqipe për shumë vite
-587x396.jpg)
Një takim i kohëve të fundit midis kryeministrit serb dhe atij shqiptar dhe përfaqësuesve të shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore ka ofruar shpresë se problemi afatgjatë i teksteve shkollore në gjuhën shqipe mund të zgjidhet, por zyrtarët lokalë thanë se nuk ka pasur asnjë ndryshim në gjendjen në shkolla deri më tani.
“Fëmijët janë në të njëjtën situatë si në vitet e mëparshme”, është shprehur për ‘BIRN’, Gazmend Selmani, zv/kryetari i komunës së Preshevës.
Nxënësit shqiptarë etnikë në komunat jugore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë pasur një set të plotë tekstesh shkollore në gjuhën shqipe për shumë vite, si rezultat i një mosmarrëveshje në lidhje me nëse tekste të tilla duhet të ekzistojnë, dhe nëse po, çfarë duhet të ketë në to – sidomos librat e historisë, gjeografisë dhe lëndë të tjera që do të preknin çështjet shqiptare, të cilat janë shumë të ndjeshme në Serbi.
Autoritetet serbe druhen se tekstet shkollore mund të promovojnë ide politikisht të papranueshme siç është pavarësia e Kosovës.
Librat për klasat nga e para deri tek e katërta janë furnizuar nga Shqipëria, por për lëndët e diskutueshme mësuesit ende përgatisin shënime nga tekstet shkollore serbe të cilat ata përkthejnë në shqip dhe pastaj ua diktojnë nxënësve gjatë orëve të mësimit.
Ky problem lindi vitin e kaluar pasi Këshilli Kombëtar i Minoritetit Kombëtar Shqiptar i bëri thirrje vitin e kaluar ministrisë së arsimit të Kosovës për një donacion tekstesh shkollore.
Ministria e Arsimit e Kosovës dërgoi një kamion me një total prej 103,222 tekstesh shkollore, por ato u kthyen mbrapsht për shkak se autoritetet serbe thanë se përmbajtja e tyre ishte e papranueshme.
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?