Lajme

Shqipëri: 380 mijë nxënës sot u kthehen bankave shkollore

Sot në Shqipëri fillon procesi mësimor për sezonin 2019/20, ku në total janë 386 mijë nxënës që do t’iu drejtohen bankave të shkollës.

Nga këta, 24 mijë nxënës fillojnë klasën e parë, ndërsa 272 mijë të tjerë janë në sistemin 9-vjeçar, raporton alsatM.

Në gjithë vendin janë 90 mijë nxënës në gjimnaze. Ata janë bërë gati tashmë, ku gjatë këtyre dy javëve kanë pasur mundësi të blejnë librat që iu nevojiten gjatë këtij viti shkollor.

Një numër i konsiderueshëm shkollash janë rikonstruktuar me fillimin e këtij viti shkollor, por gjithashtu edhe problemet me ambiente të tjera larg standarteve në shumë rrethe të vendit nuk mungojnë.

Sakaq shpërndarja dhe shitja e librave shkoi përgjithësisht mirë, ndonëse në disa raste prindërit u ankuan për mungesë tekstesh, përcjell albinfo.ch.