Kosova

Nxënësit kosovarë marrin medalje të argjendtë në Beograd

Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell, kanë vizituar nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” të Prishtinës, Eni Zymeri dhe Fidan Haliti, fitues të medaljes së argjendtë në Samitin Digjital Rajonal të mbajtur në Beograd.

 

Në këtë garë, cila është mbajtur në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e shekullit 21” – Kodim me pajisjen micro: bit, këta dy nxënës prezantuan projektin e tyre “The Reaction Game”, transmeton albinfo.ch.

 

Ministri i Arsimit tha se këto suksese i bëjnë krenar të gjithë.

“Sukseset tuaja në këtë garë janë vetëm fillimi i sukseseve të së ardhmes”, tha ministri, ndërsa shtoi se me këtë  sukses, nxënësit ja kanë shtuar vlerën kësaj gare.

“Kjo dëshmon se kur ne krijojmë mundësitë, ju jeni të gatshëm të shpërtheni dhe të arrini suksese të mira”, tha ministri Bytyqi.