Shkurt.ch

Nxënësit gjermanë ndërtojnë kopsht lodrash në Drenas

Parave të grumbulluara për të bërë një ekskursion shkollor, nxënësit e klasës së dymbëdhjetë të një shkolle në Esslingen u kanë gjetur një destinim tjetër: me to kanë vendosur të ndërtojnë një kopsht lodrash për qytezën e Drenasit në Kosovë. Për këtë aksion fisnik ata kanë edhe ndihmën e një firme nga Shtutgarti, e cila ka ndërtuar në shkollën e tyre pajisjet për ngjitje.  

Një vizitë artistike në Romë apo një projekt social! Kjo ishte dilema e nxënësve të shkollës Waldorf të Esslingenit. Dhe, kësaj dileme ata i gjetën një zgjidhje të shpejtë. “Ne deshëm që të ndihmojmë atje ku ndihma jonë është me të vërtetë e nevojshme”, thotë nxënësi 18 vjeçar i kësaj shkolle, Philipp Eberl. Ai bashkë me 34 nxënësit tjerë kanë vendosur ta ndërtojnë kopshtin për lojëra fëmijësh në Drenas.

Deputetja federale nga SPD, Karin Roth ka marrë patronatin mbi këtë aksion, shkruan esslingerzeitung.de.