Integrimi
Nxënësit e shkollës shqipe vizituan bustin e Skënderbeut
Këshilli i prindërve, bashkë me mësuesen e nxënësit e shkollës së mësimit në gjuhën shqipe ,,Naim Frashëri“ në Rüti,Ostermundigen dhe Breitfeld në Bernë, organizoi shëtitje njëditëshe në Gjenevë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që nxënësit të njihen së afërmi me bustin e Skënderbeut që kishin mësuar në orët e historisë, si dhe për të nderuar datat historike shumë të rëndësishme për shqiptarët.
Nga Berna u nisëm në mëngjes. Nxënësit bashkë me prindërit pritnin me padurim shkuarjen në Gjenevë. Rrugën na e shkurtuan nxënësit me këngët e tyre atdhetare, sa të dukej sikur jemi nisur për të vizituar Skënderbeun në Krujë, apo Ismail Qemalin në Vlorë ose Adem Jasharin në Prekaz.
Pas një pushimi të shkurtër në Lozanë, mbërijmë në Gjenevë. Ndalemi afër limanit të mbushur me anije e varka, si dhe fontanës që e zbukuron edhe më shumë liqenin e Gjenevës për çdo vizitor.
Të radhitur dy nga dy, nxënësit u nisën në këmbë rreth liqenit, të përcjellë nga prindërit e mësuasja e tyre me një ecje ritmike për të shkuar te parku ku është vendosur busti i Skënderbeut.
Vizitorët e vegjël duken sikur imagjinojnë Skënderbeun të gjallë e madhështor, ashtu si e përshkruajnë librat e historisë kombëtare, e që kanë dëgjuar nga prindërit e tyre. Kjo të bën të mendosh e të veprosh, si thotë një fjalë e urtë popullore:,,Çka do të mbjellësh, atë do të korrësh“.
Momenti kur arritëm afër bustit, të bënte KRENAR SE JE SHQIPTAR. Skënderbeu dukej shumë madhështor, ndoshta pse atë ditë ishte 10 Qershori i 134-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, apo sepse ishte 13-vjetori i Çlirimit të Kosovës!
Në fytyrat e nxënësve dhe të prindërve dukej një çmallje, pasi malli për Atdheun ia kalon çdo malli tjetër.
Më pas, vijuam shëtitjen në kopshtin botanik e zoologjik, ku nxënësit panë bimë, kafshë e shpezë të ndryshme, duke nxituar që sa më shumë të shohin e të fotografojnë.Kënaqësi e veçantë ishte kur mbërrijtëm para Selisë së Kombeve të Bashkuara. Nxënësit me një krenari të veçantë, të radhitur mes shumë flamujsh të tjerë panë Flamurin Kombëtar,që atë ditë dukej edhe më i bukur se herët e tjera.
Këtë vizitë do ta kujtojmë si një nga kujtimet më të mira të nxënësve të shkollës së mësimit plotësues në gjuhës shqipe.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?