Lajme
Nxehtësia po vret turizmin malor
Ndërsa Franca hyn në valën e tretë të të nxehtit gjatë këtij sezoni veror, udhërrëfyesit malorë në rajonin alpin të Chamonix po frenojnë ngjitjet e planifikuara në Malin e Bardhë.
Ata mendojnë se aksesi po bëhet shumë i rrezikshëm për klientët për shkak të rënieve të përsëritura të shkëmbinjve të lidhura me kushtet e jashtëzakonshme klimatike dhe thatësirën aktuale.
Mungesa e borës gjatë dimrit ka lënë shtrirje të mëdha akullnajash të zhveshura. Kjo do të thotë se rrugët deri në shpatin e malit janë të ngushta dhe të pabesa.
Ndryshimi është i madh, është vërtet e frikshme të shohësh sesi po zhduket bora, shprehet Evan Warden, alpinist joprofesionist.
“Ata anuluan udhëtimin në Malin e Bardhë për shkak të motit. Unë mendoj se guidat e njohin zonën dhe i dinë kushtet. Mund ta bëjmë ngjitjen një moment të dytë”, thotë Monica një tjetër alpiniste
Nuk janë vetëm Alpet që po ngrohen, muajin e kaluar një çarje e re u shfaq në akullnajën Marmolada në Dolomitet e Italisë. Ekspertët edhe më herët kanë paralajmëruar se rritja e temperaturave është shkak kryesor i kësaj situate./Euronews
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër