Lajme
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të vitit, ka bërë shpalljen e Personaliteteve të Vitit, që kanë shënuar vitin 2024 brenda komunitetit shqiptar të Zvicrës.
Fundi i vitit është koha kur bëhen bilance, kur përmbyllen planet e një viti që shkoi dhe hartohen të rejat, për vitin që vjen. Edhe platforma Albinfo.ch, si një zë i pazëvendësueshëm medial i diasporës, duke përmbyllur këtë vit, bën bilancin e punës së saj. Duke qenë një platformë që identifikohet fuqimisht me diasporën, Albinfo.ch mat suksesin e saj edhe me arritjet e personaliteteve shqiptare të Zvicrës, që kanë gjetur veten në faqet e saj gjatë këtij dhe viteve tjera pararendëse. Në këtë vazhdë, Albinfo.ch, albinfo.ch ka shpallur Personalitetet e Vitit 2024, në gjashtë fusha. Këta/këto personalitete janë intervistuar nga ne dhe rrëfimet e tyre do t`i gjeni në këtë numër reviste.
Në vazhdim, emrat dhe arritjet e tyre, me pak fjalë.
Valdete Hoti, Angazhim Social – Valdete Hoti është mbase personi më i qëlluar për të ilustruar atë thënien e njohur “me vullnet arrihet gjithçka”. Edhe pse vuan nga një sëmundje që e ka paralizuar rëndë, Valdetja ka gjetur forcë në vete për të ndihmuar të tjerët. Pas luftës në Kosovë, në projektin “Shpresa” ajo ishte vënë në shërbim të ish luftëtarëve të plagosur të UÇK-së, duke sjellë qindra syresh për trajtim në spitalet zvicerane. Në vitin 2011 Valdetja ka themeluar shoqatën “Parandalo”, me funksion parandalimin e dhunës. Shoqata vazhdon punën, kryesisht falë vullnetit të saj.
Florian Haçkaj, Politikë – Me disa diploma nga universitetet perëndimore dhe me përvojë në menaxhim, përvojë konsultimi në industrinë e aviacionit, kibernetikës… Ky është Florian Haçkaj. Por veç punës në profesion, ai ka bërë emër edhe në politikë. Më saktë: Floriani është bashkëthemelues dhe bashkëkryetar i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë. Kjo lëvizje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë iniciativën për të drejtën e votës së diasporës dhe: ka fituar!
Edin Nevzati, Mjekësi – I ardhur si fëmijë, nga Prizreni në Zvicër në fillim të viteve `90, Edin Nevzati ka tashmë një bagazh të madh profesional të mjekut, pas vetes. Ai është mjek specialist i neurokirurgjisë, docent privat në Universitetin e Bazelit dhe neurokirurg në SHBA. Në Denver, Kolorado, krahas punës si neurokirurg punon edhe si pjesë e stafit akademik në universitetin e atjeshëm. Para kësaj ai kishte punuar si mjek drejtues në Departamentin e Neurokirurgjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit.
Bekim Zogaj, Sport – Emrin e tij e hasim që prej njëzet vitesh në lajmet e futbollit, në Zvicër e më gjerë. Bekimi ka ngjitur pothuaj të gjitha shkallët që mund t`i ngjisë një arbitër futbolli në Evropë. Këtë vit, siç e kërkojnë rregullat e profesionit, ai ka “varur në gozhdë” pipin e arbitrit dhe është “pensionuar”. Por këtë e ka bërë vetëm pasi ka realizuar një ëndërr të tij të madhe: ka arritur të referojë në Kampionatin Evropian të Futbollit, Gjermani, 2024…
Nazmi Mehmetaj, Biznes – Shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm në Sektorin e ndërtimit në Zvicër. Njëri ndër emrat shquar në këtë sektor është Nazmi Mehmetaj, pronar i kompanisë Greenhouse SH.P.K, me përvojë të gjatë në sektorin e ndërtimit. Si një afarist i suksesshëm në Zvicër, ai ka vendosur të investojë në Kosovë, duke kontribuar aktivisht në avancimin e sektorit të ndërtimeve të parafabrikuara dhe duke ndryshuar pozitivisht performancën e eksportit të këtij sektori.
Arbër Rama “EAZ, Kulturë – Spektakli më i madh i ndarjes së çmimeve për muzikë të popullarizuar në Zvicër, ”Swiss Music Awards”, në maj të këtij viti konfirmoi atë që dihej: reperi me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur si “EAZ”, fitoi çmimin për hitin muzikor të vitit, me këngën “Juicy”.Të mos harrojmë: Arbër Rama ka qenë më meritori në vlerësimin e publikuar vitin e kaluar se këngëtarët me rrënjë shqiptare ua kalojnë për nga dëgjueshmëria kolegëve të tyre të muzikës tradicionale zvicerane…
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore