Shkurt.ch
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, në frymën e Evropianit të Futbollit
Tani, kur kampionati dhe interesimi për të po merr hov, lexuesit e magazinës sonë mund të lexojnë mjaft hollësi interesante rreth tij dhe në veçanti, rreth pjesëmarrjes së shqiptarëve në të

Pyetja: Cila është “gjëja më e rëndësishme e dorës së dytë, në botë”, prej dekadash ka vetëm një përgjigje të saktë dhe të njohur gjerësisht: Futbolli! Ndërsa kur zhvillohen kampionatet, sikur aktualisht ai evropian, festa bëhet më gjithëpërfshirëse.
Në këtë atmosferë është përfshirë edhe albinfo.ch, duke i kushtuar një pjesë të mirë të numrit më të ri të magazinës pikërisht këtij kampionati.
Quhet “Evropiani 2020”, edhe pse mbahet në vitin 2021. Dhe kjo shpjegohet me faktin se ky kampionat duhej të mbahej vitin e kaluar por nuk u mbajt për shkak të kushteve të pandemisë. Sidoqoftë, tani, kur kampionati dhe interesimi për të po merr hov, lexuesit e magazinës sonë mund të lexojnë mjaft hollësi interesante rreth tij dhe në veçanti, rreth pjesëmarrjes së shqiptarëve në të.
Krahas Evropianit futbollit, ky numër i magazinës prezanton edhe materiale të tjera interesante, si intervistën me ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjonin, i cili jep hollësi lidhur me përgatitjet e Shqipërisë për të pritur turistët, mandej, me futbollisten dhe trajneren Saranda Hashani, me piktoren Zoge Rexhaj etj.
Magazina albinfo.ch, ashtu sikurse deri tani, mund të merret gratis, në shumicën e ambienteve ku frekuentojnë shqiptarët, në të gjithë Zvicrën.
Ndërsa, që nga numri i kaluar, pas një mungese për shkak të pandemisë, albinfo.ch mund të lexohet sërish në aeoplanët e kompanisë Chair gjegjësisht AirPrishtina, që fluturojnë nga Cyrihu për në Prishtinë, Shkup dhe Ohër si dhe ansjelltas.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët