Kosova
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch i kushtohet industrisë kosovare të drurit
Si kornizë për këtë temë ka shërbyer pjesëmarrja e gjerë e Kosovës në panairin më të madh të ndërtimit, në Zvicër "Swissbau"

Industria e përpunimit të drurit është ndër degët e pakëta të ekonomisë së Kosovës që funksionojnë në nivel të kënaqshëm.
Një ndër rrëfimet e rralla të suksesit kur flasim për industrinë kosovare është sigurisht industria e përpunimit të drurit, e cila, suksesin e saj e mbështet në njëfarë tradite që ka krijuar ndër vite, në regjione të caktuara të Kosovës, aty ku ka pasur edhe në kohën e autonomisë së Kosovës, industri të zhvilluar të drurit.
Kësaj industrie, magazina albinfo.ch i ka kushtuar numrin e saj më të ri, atë muajit maj. Si kornizë për këtë temë ka shërbyer pjesëmarrja e gjerë e Kosovës në panairin më të madh të ndërtimit, në Zvicër “Swissbau”. Gjithsej tetë (8) ndërmarrje kosovare kanë përfaqësuar me sukses në Bazel industrinë e drurit të vendit të ri ballkanik.
Albinfo.ch, edhe në cilësinë e organizatorit të përfaqësimit të kësaj industrie në panairin e përmendur, ka përgatitur një dosje tematike, e cila përfshin prezantimin e ndërmarrjeve pjesëmarrëse nga Kosova, intervistën me kryetaren e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit Arjeta Vula-Pozhegu, etj.
Kjo e fundit, veç tjerash thotë se “ndustria kosovare e drurit është konkurruese në Evropë”, duke u mbështetur edhe në depërtimin që kjo industri ka arritur ta bëjë në panaire si ky i Bazelit dhe në përgjithësi në tregun përkatës evropian.
Përveç kësaj tërësie tematike, ky numër i albinfo.ch përmban edhe tema të tjera nga ekonomia, kultura, sporti, moda etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës