Gjuha
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch: A po u vemë emra shqip fëmijëve tanë?
Në tekstet që rrahin këtë temë vihet në dukje tendenca e pagëzimit të fëmijëve tanë me emra që nuk janë të natyrës së shqipes ose që nuk përkojnë me standarde të caktuara

Numri më i ri i magazinës albinfo.ch., ai i muajit mars sapo ka dalë nga shtypi. Në këtë numër, redaksia, krahas temave të larmishme dhe aktuale, është fokusuar në temën e vënies së emrave të fëmijëve shqiptarë, në diasporë dhe në përgjithësi. Po ashtu rregullat për emrat e fëmijëve në Zvicër dhe në shtetet tjera të Evropës perëndimore janë përfshirë në kuadër të kësaj teme.
Në tekstet që rrahin këtë temë vihet në dukje tendenca e pagëzimit të fëmijëve tanë me emra që nuk janë të natyrës së shqipes ose që nuk përkojnë me standarde të caktuara, ndonjëherë edhe logjike dhe morale. Për këtë fenomen janë marrë edhe mendime të ekspertëve dhe janë përdorur burime zyrtare informimi.

Martesat ose bashkimi familjar në kohë pandemie është tema tjetër që lidhet me situatën aktuale, e cila po ashtu trajtohet në këtë numër. Siç dihet, kufizimet e shkaktuara nga pandemia kanë bërë që mjaft çifte shqiptare të kenë probleme me ardhjen në Zvicër për të lidhur martesën. Albinfo.ch ka kontaktuar me çifte të tilla.
Sikur edhe deri më tani, ky numër i magazinës prezanton portrete të bashkatdhetarëve tanë të dalluar në fushat ku veprojnë, projekte me rëndësi shoqërore, të iniciuara nga ta etj. Këtu mund të dallonim intervistën me ekspertin e njohur shqiptar të radiologjisë, Dr. Habib Jakupi, i cili ka hapur në Cyrih një klinikë të radiologjisë, pastaj arkitektin Lulzim Behxheti, nga Finlanda, bartës i një projekti interesant e me vlerë për mbështetjen e fëmijëve autistë në Kosovë etj.
Po kështu, magazina albinfo.ch ju prezanton edhe rubrikat e saj të zakonshme, të librit, filmit, portrete artistësh etj.
Magazina albinfo.ch shpërndahet falas, në shumicën e ambienteve që frekuentohen nga shqiptarët në Zvicër.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë