CH-Ballkani
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet “Stinës së dasmave”
Dasma në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarët, ka një status me peshë të veçantë si një fenomen shoqëror, prandaj dhe angazhimi i kaq shumë njerëzve e bizneseve, në mënyrë të veçantë, vetëm për dasmat është treguesi më i mirë i kësaj peshe
Numri më i ri i revistës sonë i cili posa ka dalë nga shtypi, korrespondon me fillimin e pushimeve verore të mërgimtarëve tanë. Dhe, kur bëhet fjalë për pushimet verore që shqiptarët ende i bëjnë të shumtën në vendlindje, “ballafaqimi” i tyre me dasmat, është, thjesht i pashmangshëm. Pikërisht këtij “aktiviteti veror” i është kushtuar numri më i ri i albinfo.ch, me titullin tematik “Stinë dasmash”.
Në këtë numër shumë të pasur, që është e vetëkuptueshme, dasmat zënë vendin më të madh. Janë prezantuar një numër lokalesh hoteliere që merren me organizimin e dasmave, dhe biznese tjera që ofrojnë shërbime në këtë drejtim. Dasma në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarët, siç dihet ka një status me peshë të veçantë si një fenomen shoqëror, prandaj dhe angazhimi i kaq shumë njerëzve e bizneseve, në mënyrë të veçantë, vetëm për dasmat është treguesi më i mirë i kësaj peshe.
Jo vetëm lokalet hoteliere prezantohen në këtë numër. Revista ofron edhe materie interesante për lexim, që kanë të bëjnë me evoluimin e dasmës ndër shqiptarët gjatë shekujve, pastaj studimin mbi karakterin e dasmave në trojet shqiptare etj.
Po ashtu janë anketuar të rinj, të martuar ose që “janë në radhë” për martesë lidhur me dasmat e tyre të preferuara, pastaj këngëtarë dasmash që tregojnë gjithçka përveç çmimeve të dasmave të kontraktuara etj.
Numri më i ri i revistës, ashtu sikurse edhe numrat tjerë, ofron edhe materiale tjera, nga fusha e kulturës, shoubiznesit, modës dhe sportit.
Albinfo.ch mund të gjendet dhe të merret gratis në të gjitha pikat ku frekuentojnë shqiptarët në gjithë Zvicrën
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











