Lajme
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet (ri)ngjalljes së partive në diasporë
Krahas temës bosht, kemi dhe intervistën ekskluzive me violinistin shqiptar të përmasave botërore, Tedi Papavrami, portreti i të cilit është në ballinë

Sapo ka dalë nga shtypi numri më i ri, ai i qershorit, i magazinës albinfo.ch. Fokusi i këtij numri, gjegjësisht dosja speciale tematike i është kushtuar (ri)aktivizimit të degëve të partive politike, kryesisht nga Kosova, në diasporë, gjegjësisht në Zvicër.
Pas një periudhe disavjeçare të heshtjes relative të tyre, gjatë muajve të fundit vihet re ringjallja e aktiviteteve të degëve të partive politike nga Kosova, në Zvicër.
Si perceptohet ky kthim i tyre nga diaspora, çfarë synojnë vetë partitë me këtë aktivizim të tyre, si e presin atë politikanët shqiptarë të zgjedhur në institucionet zvicerane etj., janë disa nga pyetjet të cilave albinfo.ch ka bërë përpjekje tu përgjigjet. Për të gjetur përgjigjen, janë marrë qëndrimet e politikanëve të përmendur, të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës dhe janë bërë hulumtime mbi historinë e aktiviteteve të partive shqiptare në Zvicër.
Përveç temës bosht, të përmendur, ky numër i albinfo.ch ofron edhe mjaft materiale interesante për tu lexuar. Këtu duhet përmendur, në radhë të parë, intervistën ekskluzive me violinistin shqiptar të përmasave botërore, Tedi Papavrami, i cili njëherësh njihet edhe si përkthyesi kryesor i Kadaresë në gjuhën frënge. Portreti i Papavramit, i cili jeton në Zvicër, në Gjenevë, stolis ballinën e revistës.
Artikuj të tjerë nga lëmi i afarizmit, shëndetësisë, shoubiznesit etj. mund të lexohen po ashtu në këtë numër të magazinës albinfo.ch, e cila nga sot është në duart e lexuesve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe "i vetëpunësuar" për të njëjtën kompani. Gjobitet...
-
Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit
-
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Deri në fund të vitit, gjysma e refugjatëve me statusin S duhet të jenë të punësuar Refugjatët nga Ukraina që gëzojnë statusin e mbrojtjes S në Zvicër do të duhet të përfshihen...
-
Zvicër: Pas kritikave po rinegociohet financimi i programeve të skriningut
-
Shefi i Komandës së Operacioneve viziton trupat zvicerane në Kosovë
-
Raporti: Çmimet e banesave në Zvicër vazhdojnë të rriten
-
Spanja destinacioni më i popullarizuar për pasagjerët e Swiss në 2024