CH-Ballkani
Numri më i ri i albinfo.ch i kushtohet “merakut” të shqiptarëve për “kerre”
Shqiptarët, në veçanti ata të Zvicrës dhe “meraku” i tyre tashmë proverbial për “kerret”, është në fokus të numrit më të ri të magazinës albinfo.ch.
Për të pasqyruar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse këtë pasion të një lloji paksa të veçantë, albinfo.ch është përpjekur të kapë segmente nga më të ndryshmet të veprimtarive që lidhen me jetën “mbi katër rrota”. Kështu, në këtë numër prezantohen një sërë punëtorishë dhe garazhesh me pronarë shqiptarë, të automjeteve nga e gjithë Zvicra, pastaj disa autoshkolla, pronarët e të cilave janë shqiptarët e këtushëm etj. Ata të gjithë shpalosin përvojat e tyre që flasin për ngritjen e bizneseve me punë vetëmohuese e sakrifica shpeshherë të të gjithë familjes dhe gjithsesi e vendosin në fokus “merakun” e bashkatdhetarëve të tyre për makinat dhe vozitjen.
Për të plotësuar kuadrin tematik të numrit, janë trajtuar edhe tema që lidhen me veturat, si sigurimi i tyre, institucionet që merren me lejimin teknik dhe përgatitjen e automjeteve për pjesëmarrje në trafik, doganimi i veturave në Kosovë, etj.
VIP-at shqiptarë të futbollit dhe veturat e tyre ekstravagante janë po ashtu temë e këtij numri të revistës. Ndërsa një prezantim i veçantë u është bërë tri klubeve shqiptare të motoristëve që veprojnë në Zvicër.
Ndërkaq, sikur çdo numër tjetër i revistës, edhe ky i ka lënë hapësirë edhe temave tjera nga fusha e kulturës, sportit e shoubiznesit, ku protagonistë, si gjithmonë, janë shqiptarët e diasporës, kryesisht ata të Zvicrës.
“Albinfo.ch” mund të gjendet falas në të gjitha pikat e frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër, ndërsa ajo mund t`u vijë në shtëpi, nëse e parapaguani.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










