Integrimi
Pushimet në atdhe, tema e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
Duke përvijuar hartën e turizmit të shqiptarëve nga diaspora jemi përpjekur për të përfshirë të gjithë itineraret turistike brenda trojeve shqiptare

Vera dhe me të edhe koha e pushimeve, tashmë ka ardhur. Temë dhe pyetje mbizotëruese në bisedat tona është: Ku po shkojmë këtë vit për pushime. Prandaj, në një atmosferë të tillë nuk kishte si t`i shmangej kësaj teme as albinfo.ch, gjegjësisht numri më i ri i magazinës me këtë emër.
Kështu, numri që sapo ka dalë nga shtypi përmban një bllok tematik që u kushtohet pushimeve të mërgatës sonë. Dhe, kur flasim për turizmin e mërgimtarëve, atëherë dihet: kemi të bëjmë me pushimet e pashmangshme në atdhe. Dhe, duke përvijuar gjeografinë e turizmit të shqiptarëve nga diaspora gazetarët tanë kanë bërë përpjekje për të përfshirë të gjithë itineraret turistike brenda trojeve shqiptare.
Kështu, harta fillon me Kosovën. Në artikullin “Bjeshkët e Kosovës, në pritje për tu shijuar” bëhet një shpalosje e disa prej perlave të turizmit malor në Kosovë. bjeshkët e Rugovës, ato të Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna ose Alpet Shqiptare ja vlejnë të vizitohen dhe jo vetëm gjatë pushimeve verore. Ky është mesazhi që del nga artikulli dhe nga fotografitë e mrekullueshme të mjeshtërve të fotografisë nga Kosova.
Harta vazhdon me Shqipërinë, gjegjësisht bregdetin shqiptar, pa të cilin tash sa vite nuk mund të imagjinohen pushimet verore të shqiptarëve nga diaspora. Dy artikuj që i janë kushtuar Shqipërisë turistike na ftojnë për një eksplorim të vendit që dita ditës po shndërrohet në një “zbulim” turistik edhe në nivele tej ballkanike.
Pastaj vjen Ulqini. I njohur si pushimorja tradicionale e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia etj. ky qytet piktoresk zotohet se do të ruajë dhe mbase edhe të shtojë numrin e vizitorëve, këtë verë.
Përtej temës së pushimeve, në këtë numër mund të gjeni edhe tema të tjera, që lidhen me (kryesisht) diasporën shqiptare në Zvicër. Kemi portrete, intervista, prezantime të ndryshme të njerëzve nga kjo diasporë, që kanë për të thënë dhe ofruar diçka të vlefshme në lëmin e tyre.
Magazinën albinfo.ch mund ta gjeni, falas, në pothuaj të gjitha ambientet që frekuentohen nga shqiptarët, në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë Popullsia e përhershme e Zvicrës ka arritur një nivel të ri rekord, duke kapur shifrën prej...
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?