Lajme
Numri më i ri albinfo.ch i kushtohet 17 Shkurtit dhe liberalizimit të vizave
Ky numër, duke përkuar me ditën e shënuar, 17 Shkurtin, krahas veshjes festive, në pjesën më të madhe të tij i kushtohet një teme: liberalizimit të vizave për Kosovën

Sot, në Ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, del nga shtypi numri më i ri i revistës Albinfo.ch, i pari për vitin 2024.
Ky numër, duke përkuar me ditën e shënuar, krahas veshjes festive, në pjesën më të madhe të tij i kushtohet një teme: liberalizimit të vizave për Kosovën. Fokusimi mbi këtë temë vjen në mënyrë të natyrshme, si pasqyrim medial i një akti të pritur shumë gjatë nga qytetarët e Kosovës: vendimit të përmendur të BE-së. Një vendimi, pra, që më në fund kosovarët të lirohen nga një atavizëm dhe absurditet dhe, mbi të gjitha, një padrejtësi, të cilës i ishte nënshtruar, pamundësia për të lëvizur të lirë, si të gjithë evropianët.
Kësaj teme, redaksia e Albinfo.ch i ka kushtuar editorialin, artikuj informativë mbi kronologjinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe anketimin e një numri të madh personalitetesh nga diaspora shqiptare, po në lidhje me liberalizimin.
Veprimtarë shoqërorë, politik, artistë, krijues të fushave të ndryshme, sportistë etj., shpalosin qëndrimet e tyre në lidhje me liberalizimin, që së bashku lidhen në një pikë: kritikën drejtuar instancave vendimmarrëse për vonesën e pashembullt dhe, në urimin që liberalizimi, megjithatë ndodhi.
Ky numër i revistës përmban edhe tema të tjera si dhe portrete personalitetesh nga kultura, artet, sporti, biznesi, etj., duke pasqyruar kështu larushinë e realitetit të diasporës shqiptare, në Zvicër e më gjerë.
Në ballinën e revistës është vendosur portreti i xhudistes së famshme, Majlinda Kelmendi. Sportistja shqiptare nga Kosova, me sukseset e saj sportive prej kohësh është shndërruar në një ambasadore të denjë të shtetit më të ri në Evropë dhe paraqet tashmë një simbol për vitalitetin dhe pathyeshmërinë e shtetit që përfaqëson, Kosovës.
Redaksia e platformës informative Albinfo.ch uron të gjithë lexuesit e saj: Gëzuar, 17 Shkurtin Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja Në kazermën e Bernës, një grup prej 120 vajzash të reja po përjetojnë për herë të...
-
Zvicra nuk di asgjë për planin sekret të azilit të liderit të CDU, Merz
-
5 vende në botë ku nuk jeton asnjë zviceran
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes