Kosova
Numri i votuesve të diasporës, shumë më pak se në zgjedhjet e përgjithshme
Numri i votuesve të Diasporës është 15,532
KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime deri më tani, ose 15,532 qytetarë të regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ajo që vlen të theksohet kësaj radhe është se votuesit nga diaspora kanë aplikuar shumëfish më pak se sa për zgjedhjet nacionale. Numri i votuesve të diasporës është 15,532, shumë më pak se në zgjedhjet e kaluara.
Pavarësisht kësaj, autoritetet kanë vendosur që të dielën e 17 tetorit votuesve të mos u kërkohet certifikata e vaksinimit apo testi anti covid për pjesëmarrje në zgjedhje.
Por, ndryshe nga ta, të obliguar do të jenë anëtarët e KQZ-së dhe subjekteve politike që do të jenë pjesë e monitorimit.
“Është duke vazhduar pocesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime. Periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së”, thekson Elezi.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











