Shkurt.ch

Numri i urgjencës 144 është i stërngarkuar

Në Gjenevë, çdo e dyta thirrje në 144 nuk ka të bëjë me rast emergjent të vërtetë. Patjetër duhet të zhvillohet një fushatë për ta informuar më mirë popullatën.

Telefonatat në 144 janë të stërngarkuara. Në shumicën e rasteve qytetarët thërrasin për të marrë këshilla mjekësore, informacione të ndryshme, si për barnatore të hapura natën, vë në dukje Myriam Nicolazzi për mediat zvicerane. Proporcioni i thirrjeve jourgjente në Gjenevë është më i lartë se mesatarja, e cila është 30%. Në vitin 2009 qendra e 144-shit ka menaxhuar rreth 100.000 telefonata.

Përveç një fushate informative, Gjykata e Auditorëve duhet të caktojë një numër tjetër telefoni për të siguruar informacione të tilla. Gjykata e Auditorëve gjithashtu rekomandon që të përmirësohen mjetet teknike në dispozicion të qendrës, veçanërisht mjetet që kanë të bëjnë me përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve ndërhyrëse (ambulancave).