Shqipëria

Numri i të shëruarve ua kalon atyre të infektuar në Shqipëri

Për herë të parë, Shqipëria prin me numrin e të shëruarve, ndaj të infektuarve

Sipas statistikave të fundit, numri i të shëruarve ua kalon për herë të parë atyre që janë të infektuar aktivë në Shqipëri. Ky grafik tregon se prej 8 marsit, kur numri i të infektuarve po rritej në vendin tonë, krejt ndryshe ndodhte me të shëruarit, përcjell albinfo.ch.

Duhet theksuar se deri më 22 mars, në vendin tonë po rritej numri i të infektuarve duke arritur në 89, ndërsa numri i atyre që rezultonin negativë pas dy testeve të kryera ishte vetëm 3. Pikërisht në 22 mars ishin 3 pacientët e parë që dolën të shëruar nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, shkruan Tv Klan.

Ashtu siç duket edhe në këto pamje në grafikun e shifrave të situatës Covid në vendin tonë, data 5 prill shënoi edhe pikun e kurbës së të infektuarve në vendin tonë. Në vend regjistroheshin 361 të infektuar dhe 104 persona të shëruar. Numri i personave aktivë të infektuar në vend ishte 257 persona dhe 21 persona kishin ndërruar jetë.

Por fundi i javës së 5-të, solli një përmbysje të numrit të të infektuarve dhe të shëruarve.

Në 11 prill, në vend kishte vetëm 206 të infektuar aktivë, ndërsa të shëruarit arriti në 217. /Albinfo.ch