Lajme
Numri i të sëmurve dhe të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër
Sipas BAG, numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 është ngjitur në 559. Por platforma worldometers.info jep shifrën 666
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar shifrat e reja për të infektuarit dhe të vdekurit gjatë 24 orëve në Zvicër nga Covic-19. Janë regjistruar 822 raste të reja të infektimit, që është një shifër më e ulët se ajo e ditëve të kaluara. Kështu numri i të infektuarve ka arritur në 21.100, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja e mushkërive Covid-19 sipas BAG është ngjitur në 559. Por platforma worldometers.info jep tashmë shifrën dukshëm më të lartë të të vdekurve: 666.
Po ashtu kantonet, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA japin një shifër tjetër të të vdekurve. Sipas tyre deri më sot në Zvicër janë të regjistruara 621 vdekje nga koornavirusi.
BAG deklarohet se në publikimin e numrave të mësipërm mbështetet në informacionet e marra nga laboratorët dhe nga mjekët.
Numrat më të fundit të rasteve tregojnë se numri i infeksioneve vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Zvicra tani ka një nga normat më të larta të infeksioneve të reja në Evropë. Incidenca është 246 raste në 100,000 banorë.
Për sa i përket numrit të infeksioneve në raport me popullsinë, kantonet: Ticino, Gjenevë, Vaud dhe Basel-Stadt vazhdojnë të jenë më të prekurit nga pandemia, përcjell albinfo.ch. Të paktën 2.354 pacientë Covid-19 janë shtruar në spital.
Sipas BAG, 64 për qind e të vdekurve janë burra. Mosha e të ndjerëve është 32 deri në 101 vjet. 97 për qind e të vdekurve më parë kishin të paktën një sëmundje që e bartnin nga e kaluara, përcjell albinfo.ch. Tri sëmundjet më të zakonshme në këto raste ishin: presioni i lartë i gjakut, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve