Kosova
17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch
Në numrin që do ta keni në dorë gjatë festimit të pavarësisë së vendit, gjeni materiale të larmishme, me fokus në ato që lidhen me shënimin e 17 Shkurtit

Sot, më 17 shkurt, pikërisht në ditën kur Kosova feston 17 vjet të ekzistimit të saj si shtet, revista albinfo.ch nxjerr numrin e saj të radhës, numër special ky, kushtuar përvjetorit të datës më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Në numrin që do ta keni në dorë gjatë festimit të pavarësisë së vendit, do të gjeni materiale të larmishme për të lexuar, me fokusin e drejtuar në shënimin e 17 Shkurtit. Këtu përfshihen shënime interesante, detaje që lidhen me shpalljen e pavarësisë, propozimet dhe idetë që atëbotë ishin marrë në shqyrtim për flamurin e shtetit të ri, përkujtim figurash më të rëndësishme që lidhen me pavarësinë e Kosovës, evokime kujtimesh nga ajo kohë etj.
Krahas temës bosht, asaj për përvjetorin e pavarësisë, ky numër i revistës sonë ofron edhe materiale të tjera, interesante për puiblikun tonë lexues. Për t`i përmendur vetëm disa prej tyre, si: portreti i aktivistes së njohur Dr. Feride Rushiti, e kandiduar për çmimin Nobel, intervista me regjisorin Ilir Hasanaj, i cili vitin e kaluar ishte i nominuar nga Kosova për çmimin Oscar, etj.
Në numrin e ri të revistës albinfo.ch zënë vend edhe rubrikat e përhershme si: Filmi, Libri, Fjalëkryqi, Horoskopi, etj.
Sikurse edhe deri tani, revistën mund ta siguroni, falas, në shumicën e vendeve, zyrave, dyqaneve, qendrave kulturore, sportive e fetare që frekuentojnë shqiptarët në Zvicër.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?