Lajme
Ndërmarrësit shqiptarozviceranë, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch
Numri special i albinfo.ch i është kushtuar ballos që swissalbs ka organizuar për zgjedhjen e sipërmarrësit të ri, më të suksesshëm shqiptarozviceran
Numri më i ri, ai i nëntorit, i magazinës albinfo.ch i kushtohet, pothuaj në tërësi, evenimentit të mbajtur më 6 nëntor nga shoqata swissalbs, në Cyrih. Bëhet fjalë për ballon që swissalbs ka organizuar për zgjedhjen e sipërmarrësit të ri, më të suksesshëm shqiptarozviceran.
Balloja ndërkohë është mbajtur dhe aty, Sysret Kastrati ka marrë titullin e parë të Sipërmarrësit të ri të vitit.
Ndërsa, para kësaj, Përparim Avdili, një politikan i ri dhe punonjës bankar, i cili është njëri ndër themeluesit e swissalbs, ka shkruar kështu, në editorialin e albinfo.ch, lidhur me organizimin: “Themeluesit krijojnë ardhmërinë. Ai që me guxim dhe me vetëbesim zbaton idetë dhe vizionet e tij duke themeluar një ndërmarrje, jetëson jo vetëm synimet e veta por krijon po ashtu edhe një vlerë të shtuar të dallueshme për ekonominë dhe shoqërinë. Komuniteti i ndërmarrësve shqiptarë jep këtu një kontribut të rëndësishëm.
Qoftë si tregtarë, startup, menaxherë, trajnues ose si politikanë. Sot shqiptarët mbulojnë pozicione të larta dhe me vlerë në ndërmarrje dhe institucione…”.
Në këtë numër reviste janë përfshirë kontributet dhe portretet e afaristëve dhe veprimtarëve të rëndësishëm shqiptarë dhe zviceranë, si Vllaznim Xhiha, Leyla Salahi-Ibrahimi, Ruedi Noser, Michel Pernet, Arbela Statovci, Përparim Avdili etj.
Përpos bllokut tematik rreth swissalbs, në këtë numër të magazinës kanë bërë vend edhe artikuj të tjerë, ku prezantohen personalitete të suksesshme në diasporën tonë në Zvicër e më gjerë. Po ashtu edhe rubrikat e rregullta, si ato për librin, filmin etj., janë të pranishme në numrin më të ri të albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës















