Lajme
Numri i ri i albinfo.ch: A duan të kthehen në Kosovë mjekët nga diaspora?
Redaksia i është qasur problemit të ikjes së mjekëve nga Kosova dhe nismës së kryeministrit Kurti për kthimin e mjekëve nga diaspora në Kosovë
“Kthimi i mjekëve nga diaspora, pro & contra”, është titulli i dosjes së madhe të numrit më të ri të revistës albinfo.ch që sapo ka dalë nga shtypi. Redaksia me këtë rast i është qasur problemit të ikjes së mjekëve nga Kosova, në njërën anë dhe nismës së kryeministrit Kurti për kthimin e mjekëve nga diaspora në Kosovë, në anën tjetër.
Për ta shterruar këtë temë sa më mirë, janë zhvilluar një numër intervistash me mjekë shqiptarë nga Zvicra, janë marrë deklarime për dhe kundër nga ta si dhe janë përcjellë të dhëna nga autoritetet përkatëse në Kosovë. Se cila është gjendja në këtë kontekst, do të lexoni pra në numrin e ri të revistës sonë.
Në Cyrih, më 26 nëntor mbahet eventi i “Swissalbs” i radhës për zgjedhjen e afaristit të ri më të mirë shqiptar në Zvicër. albinfo.ch në cilësinë e partnerit medial të këtij organizimi, ka realizuar një dosje tjetër, në po këtë numër reviste, lidhur me këte organizim. Në këtë dosje mund të lexoni, veç tjerash, intervistat me pjesëtarët e jurisë që do të bëjë zgjedhjen e afaristit më të mire, të ri, shqiptar në Zvicër.
Edhe një temë nga mjekësia por që nuk lidhet me dosjen për kthimin e mjekëve nga diaspora ka gjetur vend në numrin aktual të revistës. Fjala është për prezantimin e një inovacioni që ka bërë kirurgu shqiptar i Zvicrës Dr. Gazmend Morina. Se për çfarë inovacioni është fjala dhe cili është funksioni i tij, mund të mësoni në intervistën e albinfo.ch të zhvilluar me të.
Numri më i ri i revistës, me faqe të shtuara, mund të sigurohet falas në ambientet që frekuentojnë shqiütarë kudo, në Zvicër.
Ju urojmë lexim të këndshëm!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës