Kosova
Qytetarë të shumtë po testohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Edhe mëngjesin e sotëm, në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK).
Kjo është dita e dytë e testimeve të qytetarëve, me qëllim të sensibilizimit dhe parandalimit të Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve, po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19.
Ekipet e IKShPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.
Task Team i IKShPK ka organizuar testime plotësuese pranë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë:
- Testimi bëhet prej orës 9.30 deri në ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;
- Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, bëhet në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;
- Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKShPK dhe në terren, nëpër institucionet e ndryshme, sipas indikacioneve epidemiologjike.
Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes,
IKShPK apelon tek qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKShPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor