Lajme

Numri i lopëve qumështore zvicerane arrin në rekord të ulët

Numri i lopëve qumështore në Zvicër është në nivelin më të ulët historik. Në korrik kishte 514,496 lopë qumështore në Zvicër, 11,000 më pak nga viti i kaluar, raportoi të premten Shërbimi Informativ Bujqësor (LID).

Megjithëse industria është mësuar me një rënie, tufat kanë mbetur relativisht të qëndrueshme gjatë katër vjetëve të fundit, sipas LID, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Kreu i komunikimit për Prodhuesit Zvicerianë të Qumështit, Reto Burkhart, ka thënë se viti i ushqimit 2022 ishte i varfër.

Megjithatë, më pak lopë qumështore nuk do të thotë domosdoshmërisht më pak qumësht. Pavarësisht rënies së ndjeshme të lopëve, prodhimi i qumështit në gjysmën e parë të vitit ishte edhe pak më i lartë se një vit më parë, sipas shifrave të SMP-së. Kjo është për shkak të përmirësimeve të efikasitetit, për shembull, nëpërmjet stallave të automatizuara.