Shkurt.ch

Numri dy i ushtrisë zvicerane viziton Swisscoy-n në Kosovë

Në fokus të vizitës në Kosovë është festimi i Krishtlindjes me kontigjentin e 41-të zviceran të SWISSCOY në Prishtinë

Zëvendësshefi i ushtrisë, komandant korpusi, Aldo C. Schellenberg, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, i bën më 22 dhe 23 dhjetor vizitën tradicionale SWISSCOY-t në Kosovë dhe pjesëtarëve të ushtrisë zvicerane në kuadër të EUFOR ALTHEA / LOT në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Komandanti i Korpusit Aldo C. Schellenberg shoqërohet nga Brigit Wyss (nga ekzekutivi i kantonit të Solothurnit) dhe Mario Fehr (pjesë e ekzekutivit të kantonit të Cyrihut).

Në fokus të vizitës në Kosovë është festimi i Krishtlindjes me kontigjentin e 41-të zviceran të SWISSCOY në Prishtinë. Gjithashtu është planifikuar një vizitë tek komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.

Më 23 Dhjetor 2019, Komandanti i Korpusit, Schellenberg dhe të ftuarit e tij do të festojnë Krishtlindjet me pjesëtarët e ushtrisë zvicerane të kontigjentit të 31-të në EUFOR ALTHEA / LOT në Mostar (Bosnjë dhe Hercegovinë).