Shkurt.ch

Numër rekord femrash deputete në Francë

Në përbërjen e re të legjislativit të Francës do të zënë vende një numër rekord femrash ligjvënëse

155 është numri i femrave të zgjedhura deputete në parlamentin francez.

Sipas rezultateve përfundimtare përbërja  e re do të përbëhet nga 422 meshkuj dhe 155 femra duke plotësuar numrin total prej 577 anëtarësh.

Në përqindje, femrat përbëjnë 27 për qind të anëtarëve, thuajse 10 për qind më shumë se sa ligjvënëset e dala nga zgjedhjet e 2007, që ishin 107, ose 18.5 për qind.

Përveç kësaj, risia tjetër është se për herë të parë që nga formimi i Asamblesë Kombëtare franceze nën frymën e Kushtetutës aktuale, një femër mund të udhëheqë punimet e saj.

Bëhet fjalë për ish-ministren e Drejtësisë, Elisabeth Guigou e cila ka paraqitur kandidaturën e saj pas humbjes së ish-bashkëshortes së presidentit francez, Segolene Royal.