Lajme
Numër i madh emigrantësh nga Haiti drejt SHBA-së për t’i shpëtuar varfërisë
Pavarësisht sigurisë së shtuar nga SHBA-ja, e cila bllokoi një pjesë të kufirit me Meksikën, me qindra emigrantë nga Haiti vijojnë të përshkojnë lumin Rio Grande, i cili ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
Të rinj, familje me fëmijë të vegjël përballen me çdo rrezik, por me shpresën se një ditë do të prekin tokën amerikane. Ata përpiqen të largohen nga varfëria, nga dhuna e bandave dhe fatkeqësitë natyrore që përfshijnë vendin e tyre.
Nga dita e premte autoritetet amerikane kanë zhvendosur 3.300 emigrantë nga Del Rio, në Teksas, dhe njoftuan një orar të ri ditor të fluturimeve në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, ku disa zyrtarë shprehën shqetësim për një fluks të madh të emigrantëve.
Cilësuar një krizë e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, këto zhvillime vijnë pasi politikat e presidentit Joe Biden për migracionin u kritikuan nga kundërshtarët republikanë.
Sipas tyre, kreu i Shtëpisë së Bardhë krijoi valë të re migrimi, pasi në fund të korrikut lëshoi një urdhër që lejonte emigrantët nga Haiti, pa viza amerikane në atë kohë, të qëndrojnë në SHBA.
Por, ky urdhër nuk vlente për emigrantët e rinj që tani përpiqen të kalojnë kufirin./Euronews
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës