Lajme

Nuk u paguhen masat e riintegrimit invalidëve që shpërngulen nga Zvicra

Pas shpërnguljes përfundimtare në atdhe, nuk është më pjesë e sigurimit të invaliditetit të Zvicrës. Rrjedhimisht, Zvicra nuk detyrohet t`ia paguajë atij masat e riintegrimit

Personat të cilët në Zvicër marrin pension të invaliditetit dhe që pastaj shpërngulen jashtë Zvicrës, nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë masat për riintegrim, shfrytëzimi i të cilave normalisht u takon.

Këtë qëndrim e ka kumtuar Gjykata Federale në formë të vendimit lidhur me një rast konkret,shkruan srf.ch.

Një portugez i cili pas disa dekadash jete në Zvicër, ishte kthyer në atdhe, kishte kërkuar që të ardhurat nga Fondi zviceran i Invaliditetit, që bëjnë pjesë në masat e riintegrimit, t`i paguheshin edhe në Portugali, transmeton albinfo.ch.

Sipas vendimit të Gjykatës Federale, portugezi, pas shpërnguljes përfundimtare në atdhe, nuk është më pjesë e sigurimit të invaliditetit të Zvicrës. Rrjedhimisht, Zvicra nuk detyrohet t`ia paguajë atij masat e riintegrimit.

Po kjo gjë vlen edhe për zviceranët që kanë vendosur të shpërngulen përgjithmonë jashtë vendit.