Kosova
Reagon Lista Serbe për moscertifikim: Vendim jodemokratik i Kurtit, do ta apelojmë

Lista Serbe, subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka njoftuar se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, një ditë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se vendimi për mocertifikim të Listës Serbe është veprim jodemokratik dhe kundër serbëve.
“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga ata një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të Kurtit”, deklaroi kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të hënën nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi dy anëtarë të KQZ-së nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, votuan kundër.
Duke arsyetuar këtë vendim, Kurteshi deklaroi se Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe përdor rregullisht termin “Kosova dhe Metohia” ose frazën “Rroftë Serbia”.
Ky vendim u mor pavarësisht se Zyra për Regjistrimin dhe Verifikimin e Subjekteve Politike kishte rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Megjithatë, Kurteshi ngriti kritika të shumta ndaj Listës Serbe, përfshirë lidhjet e saj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-nënkryetarin e partisë Millan Radoiçiq, i cili dha dorëheqjen pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.
Kosova e cilësoi sulmin si akt terrorist.
Kurteshi theksoi se Lista Serbe nuk është distancuar kurrë nga ky sulm dhe nuk e ka dënuar atë.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar shprehu shqetësim se procesi i certifikimit të subjekteve politike po ndikohej nga motive politike dhe bëri thirrje që Lista Serbe të ushtrojë të drejtën e saj për t’iu drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë deklaroi se “është e domosdoshme që votuesit, e jo organet politike të vendosin se kush i përfaqëson”.
E-Diaspora
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi,...
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
Jeta në Zvicër
-
Si mund ta ndryshoj ligjërisht emrin tim në Zvicër? Nëse keni një arsye të vlefshme për të ndryshuar emrin me të cilin keni lindur, mund...
-
Pushimet shkollore në Gjenevë do të ndryshojnë sërish
-
Zvicër: Shumë shi për momentin dhe kështu do të jetë moti në Pashkë
-
Migros dëshiron të testojë degën 24-orëshe për herë të parë
-
Çakalli i artë kapet për herë të parë në grackën e fotografive zvicerane