Shkurt.ch

Nuk ngutet t’i marrë 4 milionë franga të fituara në loto

Që nga nëntori i vitit të kaluar, në lotarinë zvicerane “Swisslos”  janë të gatshme katër milionë franga, të cilat duhet t’i marrë fituesi nga Kantoni Zug. Mirëpo koha e tërheqjes po skadon, fituesi nuk fiton asnjë cent nëse nuk i tërheq parat e fituara deri më 19 maj.

Ai kishte blerë një tiketë për 12 franga, më 17 Nëntor 2011, në një qendër tregtare në kantonit Zug. Atij i kishte buzëqeshur fati dhe kishte qëlluar numrat fitues të tërhequr në “Swisslos”:  09, 11, 17, 22, 31 dhe 45, për të fituar 3’946’916 franga .

Nëse fituesi nuk i tërheq paratë, atëherë “Swisslos” do t’i investon paratë në projekte sociale, kulturore, sportive etj..

Kjo nuk është hera e parë që një milioner i humbur duhet  kërkohet  përmes mediave.