Futboll

Nuk ndalen provokimet, gazetari pyet Shaqirin se a “vjen nga Serbia”

Ndeshja e Zvicrës me Serbinë po nxehet gjithnjë e më shumë, ndonëse luhet më 2 dhjetor, njofton albinfo.ch.

Të dielën në konferencë për shtyp u paraqit Xherdan Shaqiri, ylli i madh i Zvicrës. Atij i është bërë një pyetje për prejardhjen e lojtarëve nga vende të ndryshme.

Por, futbollistit shqiptar pyetja i është bërë në mënyrë provokative. Mediat serbe, që ishin prezentë në konferencë, kanë shkruar se Shaqirit i është thënë “t’i vjen nga Serbia”. Pyetjen, sipas “blic.rs”, ia ka bërë një gazetar nga Bangladeshi.

Por Shaqiri ka ruajtur qetësinë dhe është përgjigjur në pyetjen për prejardhjen nga vende të ndryshme të lojtarëve të Zvicrës. Ka thënë se është krenar që luan për Zvicrën.