Shkurt.ch

Nuk ka zvogëlim të dallimeve në paga

Mesatarisht dallimi në mes të pagës më të madhe dhe asaj më të vogël në ndërmarrjet e suksesshme zvicerane është në raportin 1 me 43

Në 26 nga 41 ndërmarrjet më të fuqishme zvicerane, gjatë vitit 2010 diferenca e pagave në mes të menagjmentit të lartë dhe nëpunësve tjerë vazhdon të jetë shumë e madhe. Mesatarisht dallimi është në raportin 1 me 43.

Kështu ka konstatuar një studim që e ka zhvilluar sindikata Unia, e cila është duke e ndjekur këtë problematikë prej shtatë vitesh. Sipas saj, të gjitha 41 ndërmarrjet e përmendura gjatë vitit 2010 kanë punuar me fitim.

Mirëpo, të punësuarit (veç menaxherëve) nuk kanë përfituar pothuaj fare nga këto fitime të ndërmarrjeve ku punojnë, shkruan news.search.ch.

Paga minimale nga viti 2009 në vitin 2010 është rritur në këto ndërmarrje për 600 franga (të ndara gjatë tërë vitit) duke u bërë 52.829 franga.