E-Diaspora
Nuk ka vend në burg: lëshohet në liri shqiptari!
Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme
Mungesa e madhe e vendeve në burgun për dëbim në Kiel, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me fletarrest, të lejohej i lirë. Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, shkruan diewelt.de. Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar në “Kiele Nachrichten”.
Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.
Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta. Ndërkaq ministria flet për një rast të izoluar, transmeton albinfo.ch. Pasi që qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë