Feja
Nuk ka tensione ndër-fetare në burgjet e Zvicrës
Në burgjet zvicerane, diversiteti fetar nuk është arsye për ndonjë tension në mes të burgosurve. Por, sipas një studimi të Fondit kombëtar zviceran (NFP), myslimanët ende turpërohen.
Dy priftërinj rrëfejnë për një burg në Kantonin Vaud. „Ne të gjithë jemi në një burg“, kështu titullohet libri i cili qëndron në një tavolinë, afër formularëve për një termin bashkëbisedues, si dhe orarit për pesë lutjet në ditë të fesë islame. Ne të gjithë jemi në një burg, ndoshta por jo në të njëjtën mënyrë. Daniel Levasseur dhe Philippe Cosandey, një prift katolik dhe një protestant, përkujdesen për të burgosurit në një burg në Orbe (EPO) me plot kuptimin e fjalës. Janë këta njerëz të cilët janë të dënuar për javë të tëra e deri me burgim të përjetshëm.
Për të dy priftërinjtë, kjo nuk luan shumë rol. Ata nuk dëshirojnë të dinë lidhur me deliktet e kryera në të kaluarën. „Ne i trajtojmë njerëzit ashtu siç janë për momentin. Delikti i tyre është e kaluar. Duhet zhvilluar këtë aftësi. Është gabim të bisedohet për atë që dëshirohet“, pohon Daniel Levasseur.
Për të dy priftërinjtë, të burgosurit janë në radhë të parë njerëz, të cilët gjithashtu kanë merituar që të dëgjohen: „Për të ushtruar një profesion të priftit në burg, duhet mësuar gjithashtu për të dëgjuar dhe për t’i parashtruar vetvetes pyetje“.
Njeriu duhet të jetë i hapur në teologjinë e tij, nuk duhet mbrojtur linjën e vet precize. „Ne nuk jemi këtu për të përcjellur interesat e kishës si nëpër burgje“, deklaron Philippe Cosandey.
Që të dy priftërinjtë përkujdesen për të gjithë të burgosurit, pavarësisht nga përkatësia fetare, por edhe për ata të cilët nuk besojnë në fe. Nga 250 të burgosur, 95 për qind e tyre pranojnë që të rrëfehen para priftërinjve. „Njerëzit vijnë te ne, pasi mund të flasin lirisht. Kjo është mënyra e vetme për ta, që të ndërpresin monotoninë e përditshmërisë“, thotë Daniel Levasseur.
Në burgun e Orbe-s, shpirtgjerësia është kuptuar seriozisht. Njëherit, kjo është edhe mënyra e vetme për të zhvlerësuar tensionet fetare.
Në fakt, në burgjet e Zvicrës nuk ekzistojnë konflikte ndër-fetare të të burgosurve. „Ne jemi mbështetur në literaturën profesionale dhe hetimet nga kolegët tanë nga Franca dhe Anglia, duke i identifikuar problemet integruese dhe fetare. Ne dëshmojmë se në Zvicër nuk ka asnjë rast të vetëm“, thotë Claude Bovay, bashkëdrejtor i Fondit kombëtar zviceran (SNF).
Eksperti shpjegon se është arritur një ekuilibër, me çrast rëndësi e madhe i është dhënë të drejtave fetare, në mënyrë që të mos mundësohet një radikalizëm fetar në shoqërinë zvicerane, që mund të ngritej nëpër burgje.
Edhe pse në të vërtetë, burgjet zvicerane nuk janë vend i përsosur për ushtrimin e fanatizmit fetar, në disa koka mund të vërehen disa paragjykime.
„Në Zvicër ekziston një turpërim i myslimanëve. Nëpër burgje mund të haset në qëndrime dhe stereotipe të njëjta si në shoqëri. Përkatësia fetare islame trajtohet me një distancim të fortë nga standardet zvicerane“, deklaron Claude Bovay.
Në burgun e Orbe, ku 33 për qind janë myslimanë, 33 për qind katolikë dhe 11 për qind protestantë, diskriminimi e ka prejardhjen nga personeli i burgut, thonë priftërinjtë. „Është shumë e qartë se disa anëtarë të personelit kanë paragjykime ndaj myslimanëve. Ata të gjithë këta i fusin në një thes“, deklaron Philippe Cosandey.
Burgu i Orbe-s ka angazhuar dy imamë, por vetëm për lutjet e së premtes. Për dallim nga kolegët e tyre të feve të ndryshme, të cilët janë të kapshëm për të burgosurit katër ditë në javë, imamët nuk janë të njohur zyrtarisht, edhe pse myslimanët janë në numër po aq sa edhe katolikët dhe tre herë më shumë se protestantët.
„Ne, për momentin jemi duke diskutuar ofertën për myslimanët. Por, kemi hasur në problem pasi na mungojnë mjete. Përpos se dy imamët ushtrojnë profesionin e tyre të përditshëm, ata vullnetarisht e vizitojnë burgun e Orbe-s“, shpjegon Philippe Cosandey.
Por, është vështirë për tu bërë një ofertë përkatëse, sepse myslimanët, ashtu si edhe krishterët, nuk janë një grup homogjen. „Për shembull, myslimanët e Afrikës Veriore kanë një praktikë të ndryshme nga ajo e Ballkanit“.
Për momentin, priftërinjtë janë duke bërë çmos për t’iu përgjigjur diversiteteve fetare. Ky është një obligim i cili kërkon tepër angazhim, por i cili nuk vlerësohet drejtë, thuhet në studimin e (NFP). Prifti katolik dhe ai protestant i burgut takohen në kufijyë e ngarkueshmërisë. Ata gjithnjë duhet të zvilojnë një spektër më të gjerë të feve.
Për tu njohur kompetencat e këtyre personave, duhet kryer trajnime nëpër të gjithë Zvicrën, si në Universitetin e Bernës. Që nga viti 2009, në këtë universitet ekziston një studim për trajnimin e priftërinjve të burgjeve.
„Problemi më i madh për progresionin tonë është shqyrtimi i sistemit të burgut. Pajisjet tona janë fjalët, dëgjimi, solidariteti, por ne jemi të angazhuar në një sistem që bazohet në siguri, rrezik, rikthim i rrezikut“, përfundon Daniel Levasseur.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore